fbpx

Nora Istrefi provokon në fustan të shkurtër, thekson format joshëse të trupit

nga Revista Kosovarja

Nora Istrefi përveç se një këngëtare e njohur dhe e suksesshme, ajo konsiderohet edhe si një femër e bukur me linja tërheqëse.

Këngëtarja e njohur, nuk i lë anash postime e shumta në llogarinë e saj të Instagramit për të dëshmuar se është një prej nënave më joshëse në estradë.

Edhe në disa postime që ka bërë për 1.1 milionë ndjekësit e saj në Instagram, Nora është shfaqur tejet atraktive dhe më në formë se kurrë më parë.

Këngëtarja pozoi në disa foto e veshur në një fustan të shkurtër pa mëngë me ngjyrë të kuqe, duke kompletuar veshjen me taka dhe çantë ngjyrë kafe, flokët e gjata dhe të valëzuara i la mbi supe.

Ndërkohë, Nora nuk është edhe shumë aktive me projekte muzikore, por ka vazhduar të mbaj koncerte të shumta edhe gjatë sezonit veror që lamë pas.

Kënga e fundit e artistes është “Ay Caramba” që e solli në bashkëpunim me Gjikon dhe Melindën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]