fbpx

Nora me fitore madhështore ndaj serbes Perishiq, arrin në gjysmëfinale

nga Revista Kosovarja

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova vazhdon të shkëlqejë në Grand Slamin e Azerbajxhanit.

Kampionia olimpike ka arritur në gjysmëfinale pasi mposhti në çerekfinale xhudisten nga Serbia, Marica Perishiq.

Me këtë fitore, Gjakova siguron gjysmëfinalen e Grand Slamit në Baku.

Kujtojmë që dy ndeshjet e para, Gjakova arriti fitore ndaj Nino Loladze dhe Acelya Toprak.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]