fbpx

Nuk besonte se po bëhet baba, Al Pacino kërkoi nga e dashura të bënte test të atësisë

nga Revista Kosovarja

Kur Al Pacino mësoi se e dashura e tij 54 vjet më e re, Noor Alfallah, ishte shtatzënë, i kërkoi asaj të bënte një test të atësisë.

Sipas një burimi të Page Six pranë çiftit, 83-vjeçari nuk besonte se fëmija ishte i tij për shkak të një problemi mjekësor që zakonisht shkakton infertilitet.

Alfallah, e cila është në muajin e tetë shtatzënë, bëri një test që vërtetoi se aktori legjendar ishte babai i fëmijës së saj.

Burimi shton se Pacino ishte tronditur kur ka marrë vesh se e dashura e tij 29 vjeçare ishte shtatzënë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]