fbpx

“Nuk dal se jam Prima Dona”, Ronaldo i kthehet Oltës: Uroj që njerëzit të kuptojnë falsitetin tënd

nga Revista Kosovarja

Marrëdhënia mes Oltës dhe Ronaldos nuk është aspak e mirë. Dyshja i hedhin vazhdimisht kunja njëri-tjetrit.

Ronaldo e pyeti Oltën nëse ajo e kishte hapur valixhen e rrobave apo akoma. Aktorja i tha se ajo nuk e bëri valixhen fare pasi e përjashtoi daljen nga shtëpia si opsion.

Teksa Olta u shpreh e bindur që nuk del sepse është “Prima Dona”, moderatori i tha se shpreson që një ditë njerëzit ta kuptojnë se ajo është fallco.

Ronaldo: Pse je kaq e sigurtë që nuk del?

Olta: Sepse jam ‘Prima Dona’ shpirt. Si mund të dalë një Prima Dona domethënë, nuk e di?

Ronaldo: A mjafton të jesh ‘Prima Dona’, për të mos dalë nga shtëpia?

Olta: Po, mjafton!

Ronaldo: Shpresoj që njerëzit një ditë ta kuptojnë falsitetin tënd. Je fallco nga mëngjesi në darkë.

(Olta qesh)

Ronaldo: Qesh Olta, se ti ose qesh ose ikën

Olta: Ti flet budalliqë more djalë, çfarë të flas unë me ty?

Ronaldo: Ty të djegin të vërtetat e mia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]