47
Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë se në aksionin e sotëm ishin rreth 250 autobusë ku operatorët ekonomikë shprehën pakënaqësi duke lëvizur nëpër kryeqytet.
Ai ka thënë se deri në plotësimin e kërkesave, greva do të vazhdojë.
Kësisoj, ende nuk dihet se kur do të kenë mundësi qytetarët e Kosovës të udhëtojnë me autobus.
Kjo është dita e tretë qëkur kjo shoqatë ka hyrë në grevë.