Kur mendojmë për garderobën e pranverës, fustanet prej linoje nuk janë ndër zgjedhjet e para që na vijnë në mendje. Megjithatë, fustanet lino për femra mund të shndërrohen në një element kyç të garderobës sezonale, duke shërbyer si urë lidhëse drejt verës.
Dikush mund të thotë se janë shumë të lehtë për t’u veshur tani, dhe ndoshta ka të drejtë. Por këto pengesa të vogla nuk duhet të na ndalojnë.
Sekreti? Kombinimi me rroba të tjera dhe shtresëzimi. Në ditët më të ngrohta, fustanet lino mund të vishen edhe vetëm, të kompletuara me aksesorët e duhur. Stili i rrugës (street style) na jep dëshmi të qarta: kombinime kreative dhe ultra-shik që mezi presim t’i provojmë.
Fustani i shkurtër, i shtresëzuar mbi një më të gjatë
Të gjitha kemi në garderobë një fustan të shkurtër ose midi prej linoje, zakonisht i rezervuar për në plazh.
Pse të mos e veshim edhe për në qytet?
Mjafton të luash me shtresëzimet: vish fustanin e shkurtër mbi një tjetër me dekolte ose gjatësi të ndryshme. Mund të zgjedhësh ngjyra të njëjta për një efekt monokrom, ose të krijosh kontraste delikate.
Në këtë mënyrë, do të krijosh një pamje të tretë, krejt të re dhe shumë më interesante.
Tunikë linoje, mbi pantallona
Qoftë një kaftan veror apo një tunikë minimaliste, ky është një tjetër element që shpesh mbetet në valixhen e pushimeve.
Por pse të mos e kthejmë në një “top” të gjatë, të kombinuar me një palë pantallona të gjera në të njëjtën ngjyrë?
Rezultati: një look elegant dhe rafinuar, i përsosur edhe për në zyrë, sidomos nëse plotësohet me aksesorë që ndjekin të njëjtin stil.