458
Gruaja e Granit Xhakës, Leonita Xhaka ka zbuluar se si e e përjeton ylli i futbollit humbjen e ekipit të Arsenalit.
Ajo ka rrëfyer se ylli shqiptar nuk mund të fle gjumë nga mërzia.
”Kur humbën ndeshjen dhe ai vjen në shtëpi, shumë i mërzitur. Kur njerëzit thonë se nuk jep gjithçka, ai nuk mund të flejë gjithë natën”, tha ajo.
Xhaka ka luajtur 38 ndeshje për Arsenalin këtë sezon në të gjitha garat. Ai ka realizuar këtë sezon 6 gola dhe 5 asistime.
Megjithatë, mesfushori zviceran ka shijuar shtatë herë humbjen me Topçinjtë.