fbpx

Nuk i ka as dy muaj nga lindja, Afërdita Dreshaj kthen format trupore

nga Revista Kosovarja

Ende nuk janë bërë dy muaj kur Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl u bënë prindër për herë të parë.

Ata e quajtën të voglin e tyre, Sky Blue, emër ky që u komentua mjaft shumë nga ndjekësit e modeles.

Vetë Afërdita sqaroi se si erdhi deri te përzgjedhja këtij emri.

“Ishte ideja ime… Po qëndroja shtrirë një ditë, po relaksohesha dhe po ndjeja shkelmimet e tij…..dhe thashë do të jetë qielli jonë. Bashkëshorti im e pëlqeu idenë.”, është shprehur Afërdita.

Megjithatë modelja shqiptare ka qenë mjaft aktive në rrjete sociale, duke postuar imazhe të ndryshme të kësaj periudhe të bukur për familjen e saj dhe ajo që bie në sy është forma perfekte në të cilën është kthyer ajo pak javë pas lindjes.

Si duket për modelen s’ka qenë aspak problem kthimi i linjave trupore pas shtatzënisë, pasi gjithë kohës ajo shihet në palestër duke u kujdesur për trupin e saj. /Kosovarja/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]