fbpx

Nuk iu dolën pagat, stafi i QKMF-së në Prishtinë proteston sot

nga Revista Kosovarja

Para Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë sot do të mbahet një protestë 15 minutëshe, në shenjë revolte për mosekzekutimin e pagave për punëtorët shëndetësorë.

Protesta do të fillojë në orën 09:30.

“Kryesia e Shoqates Sindikale te QKMF-Prishtine ju njofton se sot do te mbahet Protestë 15 minuteshe para QKMF-Prishtine nga ora 09:30-09-45 si shenjë revolte per mos ekzekutimin e pagave te punetoreve shëndetësor”, thuhet në njoftim e FSSHK’së.

Gjatë ditës së djeshme punëtorët shëndetësorë të QKMF-ve dhe QMF-vë në nivel vendi sot ende nuk u janë ekzekutuar pagat.

Vonesa e ekzekutimit të pagave të tyre është bërë edhe përkundër faktit se ata nuk kanë qenë të involvuar në grevë apo protestë.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sjediu tha se kjo ka ndodhur kryekëput për shkak të konfliktit mes Ministrisë së Financave dhe nivelit komunal.

Ai paralajmëroi reagim gjatë ditës së sotme, teksa shtoi se QKMF në Prishtinë nuk i kanë përjashtuar protestat.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]