fbpx

Nuk ka shtyrje të mësimit: Qeveria mohon raportimet e mëhershme

nga Revista Kosovarja

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka konfirmuar se nuk është marrë ndonjë vendim për shtyrjen e procesit mësimor siç u raportua në media.

Në një përgjigje Kryeziu ka thënë se masat e reja do të diskutohen në mbledhjen e ardhshme.

“Nuk ka ende ndonjë vendim për shtyrje të datës së fillimit të procesit mësimor. Në mbledhjes radhës së Qeverisë, që pritet të mbahet së shpejti, do të diskutohet për masat e reja kundër pandemisë pas shtimit të numrit të rasteve të të infektuarve me virusin COVID-19”.

Ndërkaq, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkences dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, më herët ka thënë se janë bërë përgatitjet e nevojshme për nisjen e procesit mësimor, por se e respektojnë çfarëdo vendimi që marrin institucionet. /KlanKosova

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]