Një nga automjetet e eskortës së kryeministri Albin Kurti, është aksidentuar rrugës për në Gjilan.
Kjo është konfirmuar edhe nga Qeveria e Kosovës.
Për fat të mirë nga ky aksident nuk ka asnjë të lënduar.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, bëri të ditur se në veturë nuk ka qenë i pranishëm kryeministri Kurti.
“Rrugës për në Gjilan, një nga automjetet e eskortës së Kryeministrit Kurti ka pasur një aksident komunikacioni. Nuk bëhet fjalë për veturën në të cilën gjendej kryeministri. Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga asnjëra palë e përfshirë në aksident”, ka thënë Kryeziu.