fbpx

Nuk kalojnë as 24 orë, ministrja Gërvalla ia huq sërish në Twitter

nga Revista Kosovarja

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, sërish ka bërë huqje në postimin e saj të fundit në rrjetin social Twitter.

Në këtë postim, Gërvalla ka tentuar që ta etiketojë ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, lidhur me tragjedinë në spitalin e Tetovës.

Por, pa u bërë 24 orë nga huqja me flamujt e Moldavisë dhe Andorrës, Gërvalla bën gafën e radhës, duke bërë ‘tag’ një profil tjetër të një personi me emrin Bujar Osmani, e jo atë të homologut të saj.

Bujar Osmani, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, ka llogarinë e tij nën ‘tag’-un të krijuar si ‘Bujar_O’, kurse Gërvalla e ka bërë ‘BujarO’, që me një klikim të dërgon në profilin e krejt dikujt tjetër.

Por nuk vonoi shumë dhe postimi u fshi, për t’u zëvendësuar më pas me një ‘tweet’ tjetër pa gabime.

Ministrja Gërvalla ka gabuar edhe më herët, teksa ka vendosur flamurin e OKB-së në vend të atij të NATO-së.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]