fbpx

Nuk ndalet greva, SBAShK ka një porosi për mësimdhënësit

nga Revista Kosovarja

Sindikata e Arsimit u ka bërë thirrje edhe një herë anëtarëve të saj që të jenë vigjilentë dhe unikë në grevën që po mbajnë.

Ata kanë kërkuar nga mësimdhënësit që të vazhdojnë grevën.

Burimet raportojnë se SBAShK u ka komunikuar mësimdhënësve se dialogu me Qeverinë nuk ka pasur sukses.

Ata gjithashtu u kanë kujtuar mësimdhënësve se Ligji i grevave i mbron punëtorët në vendin e punës, në kohën e përcaktuar nga Këshilli Grevist (09:00-12:00).

Sipas SBAShK, është e rëndësishme që kjo normë të respektohet dhe ka paralajmëruar mësimdhënësit që të mos nëshkruajnë dhe dalin, për shkak të mosseriozitetit. /Indeksonline

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]