fbpx

Nuk ndalet/ Pasi thumboi Arbanën, Rudina i hedh sërish benzinë zjarrit

nga Revista Kosovarja

Pak ditë më parë Rudina Dembacaj realizoi një Stand Up Comedy. Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një deklaratë që u duk si thumb për moderatoren Arbana Osmani.


“Meqë ra fjala, nuk e di pse gratë e ish-burrave të mi më kanë inat, e kam seriozisht”, u shpreh ajo. Kujtojmë se para shumë vitesh, Rudina Dembacaj ka qenë partnerja e Eduart Grishajt, i cili sot po shijon historinë e dashurisë me Arbana Osmanin.

Së fundmi, Rudina ka reaguar sërish rreth kësaj deklarate, e cila ka bërë xhiron e rrjetit. Ajo i ka hedhur akoma më shumë benzinë zjarrit.

“Qenka bërë nami me këtë batutë, pse nuk është e vertetë? Nejse, humor njerëz, për sqarime të mëtejshme, ju pres ne Stand up- in e radhës, Une dhe Burrat”, ka shkruar aktorja në Instagram.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]