fbpx

Numër i madh i fansave në koncert, Don Xhoni: Nuk jemi në Kinë po në Drenicë

nga Revista Kosovarja

Reperi i njohur, Don Xhoni ka nisur sezonin e verës me një koncert të madh në vendlindjen e tij në Drenicë.

Mijëra fansa ishin mbledhur për të parë nga afër reperin teksa performonte këngën e tij, pamje nga i cili Don Xhoni i ka publikuar edhe në InstaStory.

I lumtur për mirëpritjen e bashkëvendësve, krijuesi i hitit “Make a Pose” ka falënderuar të gjithë ata që kanë marrë pjesë në koncert.

“Kështu hapet sezoni po na priftë e mbara, Elhamdulilah, falënderues gjithmonë Drenica ime. Fals, ç’fals, nuk jemi në Kinë, po në Drenicë”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e disa postimeve.

Ndërkohë, përveç me performancat Doni Xhoni së fundmi ka publikuar projektin e ri muzikor “Katile”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]