fbpx

Numërohen gjysma e votave me kusht, LVV thellon epërsinë

nga Revista Kosovarja

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi në një konferencë për media tha se tashmë janë numëruar gjysma e këtyre votave.

“Sipas të dhënave janë rreth 32 mijë fletëvotime të konfirmuara me kusht dhe të personave me nevojë ta veçanta, të cilat janë duke u numëruar. Deri tani janë numëruar gjysma e tyre”, deklaroi ai.

Elezi bëri të ditur se pasi të përfundon numërimi i këtyre votave do të fillojnë me numërimin e votave nga diaspora.

“Pasi të numërohen votat me kusht, do të fillojë numërimi i votave nga diaspora. KQZ ka aprovuar 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime dhe janë refuzuar 22 mijë e 569 zarfe”, deklaroi ai.

Zëdhënësi i KQZ-së, tha arsyet pse janë refuzuar këto fletëvotime janë nga më të ndryshme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]