Kuzhinieri i famshëm po kritikohet në internet pasi ka postuar shumë foto të tij në finalen e Kupës së Botës duke mbajtur trofeun.
Kupa e Botës është e famshme që lejohet të preket vetëm nga disa të zgjedhur, dhe mund të thuhet me siguri se kuzhinieri turk, Nusret Gokçe, nuk është një prej tyre.
Ky çmim është një nga trofetë më të njohur në botë dhe një nga më të kërkuarit.
Trofeu i arit prej 18 karatësh vlerësohet të jetë me vlerë rreth 20 milionë dollarë (18.8 milionë euro) kështu që të përzgjedhurit shtrihen në një grup shumë të zgjedhur njerëzish, i cili përfshin fituesit e Kupës së Botës, FIFA-n dhe krerët e shteteve.
Ose të paktën kështu thotë faqja e internetit e FIFA-s, gjithsesi.
Pavarësisht këtij rregulli të njohur, Salt Bae ndau foto pas foto të tij me duar në figurën ikonë të artë.
Ky veprim zemëroi fansat në mediat sociale, me shumë njerëz që reaguan me komente në postimet të tij në Instagram.
“Nuk duhet të prekësh Kupën. Nuk je kampion”, shkroi një komentues.
Një tjetër pyeti se pse ai u lejua të kapte çmimin e pabesueshëm: “Mendova se vetëm kampionët e botës mund të preknin Kupën?”.
“Pse po e mban dhe pse je në fushë? Nuk duhet të jesh aty. Është koha për lojtarët që kanë punuar shumë dhe jo për të famshmit që të rrinë dhe të marrin selfie për promovimin e tyre”, tha një tjetër.
Pra me sa duket, ndoshta FIFA i ka zbutur pak rregullat.