fbpx

Nxënësit në Lipjan i gjendet një thikë, bie në pranga

nga Revista Kosovarja

Një nxënës i shkollës së mesme është arrestuar pasi nga personeli i shkollës i është gjetur një thikë.

Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 16:20 në Lipjan.

Policia bën të ditur se ia ka sekuestruar thikën, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në prani të punëtorit për punë sociale me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nxënës i shkollës së mesme, për arsye se tek i njëjti nga personeli i shkollës është gjetur një thikë. Thika është sekuestruar nga njësia policore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në prani të punëtorit për punë sociale me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]