fbpx

“O perëndesha e bukurisë” Danja përlotet nga dedikimi i Redit

nga Revista Kosovarja

Ditën e sotme banorët e “BBVA4” janë surprizuar nga mesazhet e “Big Love”.

Kanë qenë fansat, miqtë, familjarët apo partnerët e tyre të cilët u kanë dedikuar mesazhe të bukura banorëve.

Një ndër mesazhet që tërhoqi vëmendje ishte ai dedikuar Danjës.

Ishte mesazhi emocionues që i dedikoi Redi banores ai që e preku Danjën.

Gjatë mesazhit ai kishte edhe një këshillë për Danjën, të cilës i thotë që ‘të lexojë njerëzit si dhe të besojë vetëm në Zot’.

“Danja ime ti, je forcë e natyrës, perëndeshë e bukurisë dhe fituese e këtij “Big Brother”-i. Lexoji njerëzit, por beso vetëm në Zot. Zemra ime është e përsosur sepse je ti në të, mos e harro kurrë. Jepi forca dhe më bëj krenar shpirt. Të pres fitimtare beba ime. Redi”, shkruante partneri i Danjës në mesazhin e tij në “Big Love”.

“O të vdes unë. Më ka shumë malli”, tha Danja e emocionuar dhe e përlotur.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]