fbpx

Oda e Hotelerisë kundërshton masat anti-Covid, paralajmëron protesta

nga Revista Kosovarja

Pas masave të reja nga Qeveria Kosovës, Oda e Hotelerisë dhe Turizmit, ka reaguar duke e kundërshtuar ashpër vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe për këtë ka paralajmëruar edhe masa m rigoroze siç janë protestat.

Kryetari i Odes se Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva tha se masat vendosura mbrëmë janë skandaloze.

“Si rezultat i masave që janë marrë dje pa dëshirën tonë jemi detyruar që të mbajmë këtë konferencë. Zgjatja e afatit të TVSh-së, ndërkaq ne kërkojmë që zgjatja të bëhet prej pesë vite, përkrahja e bizneseve ende nuk ka filluar, mbulimi i qirave nuk është bërë, bizneset që nuk kanë punuar fare, nuk janë ndihmuar. Me vendimin e mbrëmshëm po ju njoftoj që shkresat që i kemi dorëzuar zëvendës kryeministrit dhe ministrit të Shëndetësisë, ku u kemi thënë që çdo vendim që merret pa u konsultuar me ne është i njëanshme. Ne kërkojmë që zgjatja e orarit është absurde pasi qe ne kemi kërkuar që të zgjatet deri në orën 01:00, të hiqet ora policore, të fillojnë mbajtja e ahengjeve, ku i kemi thënë që ne mbajmë përgjegjësi se në këto ahengje do ë hyjnë vetëm ata që janë më dy vaksinat”, tha Sogojeva në konferencën për media, raporton arbresh.info.

Drejtor i departamentit për estrad, Afrim Muqiqi, tha se përsëri për këto masa të reja është përdorur standard i dyfishtë.

“Ky vendim i mbrëmshëm është i papranueshëm për ne pasi që është vendosur prapë standard i dyfishtë pasi që edhe një herë sektorit tonë u bë e padrejta. Ne kemi folur që të marrim përgjegjësi që mos të ketë persona pa vaksinuar në këto ahengje. Jemi të anashkaluar nga rimëkëmbje”, tha Muqiqi. S.D.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]