Ambasadori i SHBA’së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, s’kishte si të ishte më i qartë në kritikën e sotme ndaj qëndrimeve të qeverisë kosovare të kohëve të fundit. Ai e kujtoi qëndrimin e Departamentit të Shtetit Amerikan përsëri. Ajo që kapi vëmendjen ishte keqardhja që i shprehu presidentes Vjosa Osmani se deri këtu s’duhej të kishin arritur, e pohimi i saj se me një ofshamë se e kupton sa serioz ishte ky paralajmërim, transmeton Gazeta Metro.
“Nuk doja ta bëja, por…” tha Hovenier e u dëgjua pasi mikrofoni ishte hapur. Presidentja Osmani duke e mbyllur mikrofonin fshanë e mimika e saj flet mjaft. Keq puna.
E ka të drejtë të ofshajë presidentja Osmani, pasi ajo që deklaroi diplomati amerikan, Hovenier, që zakonisht ka retorikën më të zbutur nga zyrtarë të Departamentit të Shtetit Amerikan por jo porosinë. Këtë herë jo.
“Shumë prej jush keni parë raportin në media për dallimet e ShBA-së dhe anëtarëve të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare me Qeverinë e Kosovës për disa veprime që janë ndërmarrë nga qeveria aktuale e kryeministrit Kurti. Po përballemi me disa sfida me qeverinë e tanishme të Kosovës të cilat kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit tonë. Ashtu siç zëdhënësi i Departamentit të Shtetit më herët, Qeveria amerikane shpreson se Qeveria e Kosovës do t’i kthehet angazhimit të ngushtë dhe konstruktiv me SHBA-në, BE-në, NATO-n dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë të Kosovës” tha Hovenier.
Ai ka thënë se ndonëse bashkëpunimi në disa fusha me Qeverinë aktuale të Kosovës mbetet më pak pozitive se që kishin shpresuar, përkushtimi i SHBA-së ndaj popullit të Kosovës mbetet po aq i fortë dhe i hekurt siç ka qenë gjithmonë. Ai ka thënë se dëshmi për këtë është edhe marrëveshja e nënshkruar sot.
Ka të drejtë të ofshajë presidentja Osmani pasi jo rrallë herë është rreshtuar në qëndrimet e njejta e qasjen antagoniste si ndaj procesit të Dialogut po ashtu edhe ndaj këshillave e kërkesave të BE e SHBA, që njëzëri i janë qasur edhe krizës së fundit.
Përkundër se në publik së fundi e në dukje ka çarje mes kampit të Osmanit dhe VV e Guxo, qëndrimi ndaj procesit të Dialogut si i presidentes Osmani dhe i kryeministrit Albin Kurti ishte negativ. Hiq më larg se këtë javë. Duke fajësuar palën tjetër, Serbinë, që nuk po i zbaton marrëveshjet sipas tyre kështu që do sillen me reciprocitet.
Sa i përket krizës së fundit me hapjen e Urës së Ibrit po ashtu qëndrimi i Presidentes Osmani ishte agresiv, S’ka çka pyetet Vucic e Serbia për këtë çështje tha. A siç ia bënë me dije si nga BE dhe nga SHBA, është çështje e Dialogut dhe s’janë plotësuar kushtet përkundër insistimit e ankesave.
Shto edhe kritikën e Departamentit të Shtetit Amerikan se Kosova me këto veprime të njëanshme po destabilizon rajonin pa nevojë duke e dëmtuar reputacionin e vet tek partnerët e saj. Vizitat nga NATO e paralajmërimet nga KFOR se s’lejojnë destabilizimin janë sinjal i mjaftueshëm.
Tani që Hovenier ia tha asaj direkt s’është rastësi, e as që e harroi mikrofonin ndezur po ashtu s’është rastësi. S’ka rastësi në diplomaci. Çka mund të jetë është sinjal se kjo fazë mbaroi, e një tjetër po nisë. Ajo ku paralajmërimet shndërrohen në qëndrime politike e qasje të SHBA’së.
E kjo është për ofshamë me të vërtetë kur miku e aleati më i madh i Kosovës – Shqipëria s’numërohet – të paralajmëron, të tërheq vërejtjen. Këto faza u kaluan si duket. E më pas të trajton ashtu siç e meriton.
Amerikanët janë të zhgënjyer thellë me ta. Kështu që ofshan presidentja me të drejtë.