fbpx

Olive Bakery një histori shijeje autentike gatuar me dashuri

nga Revista Kosovarja

Në zemër të qytetit, aty ku aroma e bukës së sapo pjekur të përqafon që nga rruga, ndodhet Olive Bakery – një vend i veçantë ku tradita takohet me përkujdesjen dhe cilësinë më të lartë. Kjo furrë moderne, e ndërtuar mbi pasionin për bukën e mirë dhe pjekurinat artizanale, është bërë një destinacion i dashur për të gjithë ata që vlerësojnë shijen autentike dhe përbërësit natyralë.

Olive Bakery vendi juaj i ngrohtë…
Olive Bakery është një biznes që ofron produkte të freskëta dhe cilësore të bukës dhe pjekurinave, me pasion dhe përkushtim. Përdorimi i përbërësve natyralë dhe të freskët për të krijuar shije autentike, është një nga pikat e forta.

Ajo që na veçon është angazhimi ynë për cilësinë dhe pasionin që vendosim në çdo produkt. Ne përdorim receta tradicionale dhe teknika të lashta të pjekjes për të siguruar një shije të veçantë. Produktet tona janë gjithmonë të freskëta dhe të bëra me përbërës të cilësisë më të lartë”.
Një nga produktet më të veçanta janë croissant-et dhe pastryt, të cilat janë ndër më të shiturit dhe më të kërkuarit nga klientët e Olive Bakery. Shija e tyre e freskët dhe e butë i bën ata të pareshtueshëm. Po ashtu, buka sourdough me tharm natyral dhe ciabatta janë shumë të veçanta, duke ofruar një shije autentike dhe teksturë të paharrueshme. Gjithashtu, pitet që përgatiten me shumë dashuri nga duart e arta te nënave, në mënyrë sa më tradicionale.
Olive Bakery ka disa pika strategjike, të cilat janë të lehta për t’u arritur. Pika jonë e parë ndodhet në Aktash, ndërsa e dyta në Muharrem Fejza. Së fundmi, kemi hapur një lokacion të ri në Dragodan, i cili ka një atmosferë jashtëzakonisht moderne dhe të veçantë, duke ofruar një eksperiencë të re dhe të freskët për çdo klient që viziton këtë hapësirë.

E dizajnuar për të qenë më shumë sesa një furrë dhe lokal kafeje, Olive Bakery është një hapësirë ku klientët ndihen si në shtëpi. Me një atmosferë të ngrohtë dhe minimaliste, stafi i buzëqeshur dhe një filxhan kafeje të freskët, Olive është vendi ideal për të filluar ditën ose për një pushim të këndshëm gjatë pasdites.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]