fbpx

Olsi Bylyku rrëfen emrin e veçantë që ka menduar për të birin

nga Revista Kosovarja

Në një diskutim me Roza Latin në “Big Brother VIP”, Olsi Bylyku rrëfeu se jo vetëm që dëshiron shumë të bëhet baba, por e ka menduar edhe emrin e të birit. “E kam menduar emrin e djalit, për Zotin! Sol… Sol, si nota dhe diell, dhe lidhet me emrin tim, Ols”, -u shpreh ai.

“Po mamanë e djalit e ke menduar, mamaja ku është? Folën portalet që je lidhur me dikë, është e vërtetë?” -ishte pyetja ngacmuese e Rozës.

Mirëpo, duke e kaluar me shaka, Olsi e mohoi të jetë në një lidhje. Më tej, edhe Roza tha se e ka menduar emrin për vajzën e saj dhe do ta quajë Perla.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]