fbpx

Olta rikthehet në studion e Big Brother, ka dy fjalë për Efin

nga Revista Kosovarja

Ish banorja, Olta Gixhari është shfaqur për herë të parë në studion e Big Brother që nga mbrëmja kur dha dorëheqje nga loja.

Teksa në studio u diskutua mbi debatin Luiz-Efi-Kiara, opinionistja e programit, Zhaklin Lekatari, u shpreh se Efi po mundohet të zëvendësojë Oltën duke i dalë kundër Luizit.

Por një teori të tillë ia hodhi poshtë Olta menjëherë, e cila i tha se Efi s’mund ta zëvendësojë.

Tutje aktorja tha se ka pasur lojën e saj brenda, gjersa Efi vazhdimisht ka bërë lojë duke u mbështetur në krahët e të tjerëve.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]