Vala

E gatshme për dhjetë minuta

Shfrytëzoni artikujt e sezonit dhe përgatitni racion të ushqyeshëm, shija e të cilit do t’ju kënaqë, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 2 vezë të freskëta;

– 1 qepë e re;

– 4 domate;

– 100 g rrikë;

– pak kripë dhe piper,

– 100 gramë djathë mozzarella;

– 1 lugë qumësht.

Përgatitja:

• Në një enë dhe përzieni vezët, shtoni dy lugë qumësht, erëza dhe qepën e grirë imët.

• Qitni vaj në tigan dhe qiteni omëletën dhe derisa ajo të piqet, pritni domatet, mozarelën dhe rrikat.

• Kur të vëreni që përzierja në tigan është bërë homogjene dhe po merr formë të fortë, shtoni gjysmën e përbërësve e tjerë dhe mbuloni me pjesën e mbetur të omëletës.

• Omëleta është e gatshme kur merr ngjyrë gështenjtë. /Telegrafi/.

MUND TË JU PËLQEJNË