Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se do t’i drejtohen qytetarëve me konferencë për media përballë zyrave të televizionit pulbik.
Kjo konferencë, siç bëri të ditur Tahiri mbahet për shkak se sipas tij, RTK-ja nuk e transmetoi seancën e sotme parlamentare në kanalin e saj qendror.
“Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që RTK-ja të transmetojë një seancë të Kuvendit në kanalet alternative. Kjo ndodhi pikërisht sot, kur prisnim të adresonim aferat korruptive të këtij pushteti, duke dëshmuar kapjen e këtij mediumi nacional nga ‘kapelat e Dejones’.”
“Përballë këtij akti, ne, shefat e Grupeve Parlamentare të opozitës, do t’u drejtohemi qytetarëve në një konferencë për media në orën 14:30, përballë zyrave të RTK-së”, shkroi ai në Facebook, transmeton Klankosova.tv.