fbpx

Opozita me kritika të mëdha për Qeverinë Kurti – kërkojnë rritjen e pagave për mësimdhënësit

nga Revista Kosovarja

Pas një muaji pushim, për dallim nga nxënësit, deputetët e Kuvendit të Kosovës sot rikthehen në ulëset e tyre. Deputetët sot do të diskutojnë për shumë tema aktuale në Kosovë.

Gjatë kohës sa ishin në pushim veror, në vend kanë ndodhur shumë zhvillime. Tensionet në veri, dialogu Kosovë-Serbi e grevat në sektorin publik janë top zhvillimet.

Për këto çështje do të diskutohet sot për këto tema, ku në si pikë e tetë e rendit të ditës në seancën e sotme është debati parlamentar për Grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

Telegrafi do t’ju informoj në kohë reale për zhvillimet brenda seancës parlamentare të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]