fbpx

Osman Azemi kënaqet duke parë fjalimin e kryeministrit Kurti

nga Revista Kosovarja

Humoristi Osman Azemi vazhdon të jetë mjaft aktiv në rrjetet sociale, me publikimin e skeçeve të ndryshme solo.

Së fundmi, ai realizoi një video të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ku shihet në kuzhinë teksa dëgjon me ëndje atë që mun të duket si muzikë.

Por në fakt, me t’u afruar kamera, ajo tregon se aktori i humorit në fakt po e “argëton” veten duke parë një video të kryeministrit Albin Kurti.

Bëhet fjalë për videon e kryeministrit, ku shihej duke folur mbi vizitën e tij të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Djali i humoristit është ai i cili e thërret vazhdimisht babanë e tij, por ky i fundit me kufje në vesh refuzon të përgjigjet, deri në momentin që ai ia largon ato nga lap-topi.

Videoja në fjalë është shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale, me fansa të shumtë që kanë komentuar këtë skeç të humoristit, i cili pasqyron atë se si duken fansat e zjarrtë të kryeministrit të Kosovës.

Osmani përndryshe nga ky vit ka nisur një karrierë solo në komedi, duke pauzuar pas dy dekadash së bëri humor me grupin “Stupcat”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]