fbpx

Osmani deklarohet para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën

nga Revista Kosovarja

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do ta përfaqësojë sot Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Osmani përmes një postimi në platformën “X” shkruan se sot do të flasë për zhvillimet e fundit në Kosovës, pas sulmit terrorist të Serbisë ndaj vendit tone.

“Do të trajtoj zhvillimet e fundit në vendin tonë, pas aktit të agresionit të Serbisë dhe do të rikonfirmoj angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin”, ka deklaruar presidentja.

Takimi i KS të OKB-së për Kosovën do të mbahet të hënën në ora 21:00 me kohë të Kosovës ndërkaq në orën 15:00 me kohë të New York-ut, njofton Presidenca.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]