fbpx

Osmani flet me Emirin e Katarit, i kërkon heqjen e vizave për Kosovën

nga Revista Kosovarja

Presidentja, Vjosa Osmani, ka biseduar me Emirin e Katarit, Tamim Bin Hamad Al Thani.

Osmani ka deklaruar se me Al Thanin folën për mundësinë që Kosovës t’i hiqen vizat drejt Katarit dhe mundësisë për investime të tjera.

“Diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera Kosovë – Katar, përpjekjet për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, zgjerimin e mundësive për investime dhe marrëveshjen e ardhshme për heqjen e ndërsjellë të vizave”, ka shkruar Osmani në X.

Presidentja Osmani para disa ditësh pati njoftuar që qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, pas negocimit që ajo ka bërë me krerët e shtetit arab. Vizat për qytetarët e Kosovës i ka hequr edhe Izraeli.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]