fbpx

Osmani: Jemi të tmerruar nga sulmet terroriste në Izrael, mendimet tona janë me familjet e viktimave

nga Revista Kosovarja

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit terrorist kundër Izraelit.

Osmani ka thënë se Kosova është e tmerruar nga një sulm i tillë dhe vrasja e civilëve të pafajshëm.

Shefja e shtetit ka thënë se Kosova shpreh solidaritet të plotë me presidentin Isaac Herzog dhe se lutjet janë për familjet e viktimave.

“Të tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael.Shprehim solidaritetin tonë të plotë me Presidentin Isaac Herzog, populli dhe shteti i Izraelit në këto orë të errëta.Mendimet tona janë me familjet e viktimave”, ka shkruar presidentja Osmani.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]