fbpx

Osmani: Masa e reciprocitetit nuk është e drejtuar kundër askujt, përpjekjet e Vuqiçit për destabilizim do të dështojnë

nga Revista Kosovarja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.

Osmani deklaroi se masa e reciprociteti nuk është e drejtuar kundër askujt, por në favor të qytetarëve pa dallim përkatësie.

“Masa e reciprocitetit nuk është e drejtuar kundër askujt, por në favor të qytetarëve pa dallim përkatësie. Prandaj, ftoj qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që të mos bien pre e propagandës nga Beogradi”,tha Osmani.

Ajo theksoi se Policia e Kosovës dhe të gjitha institucionet e sigurisë po punojnë shumë për të garantuar respektimin e sundimit të ligjit dhe lirinë e lëvizjes.

“Jemi duke u koordinuar e punuar pandalur me partnerët tanë ndërkombëtar”,shtoi ajo.

“Përpjekjet e Vuqiçit për destabilizim të Kosovës, i cili po shërbehet me metoda të mentorit të tij- Putinit, do të dështojnë”,tha Osmani.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]