fbpx

Osmani ngushëllon familjen e akademik Krasniqit: Thellësisht e pikëlluar nga shuarja e tij

nga Revista Kosovarja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për e akademikut, Feriz Krasniqi, duke thënë se është thellësisht e pikëlluar nga shuarja e tij.

Osmani është shprehur se kontributi i tij për themelimin e Universitetit të Prishtinës është tejet i çmuar,.

“Jam thellësisht e pikëlluar nga shuarja e akademik Feriz Krasniqit, ish-rektor e prorektor i Universitetit të Prishtinës, si dhe ligjërues universitar. Kontributi i tij për themelimin e Universitetit të Prishtinës është tejet i çmuar, sikurse edhe puna e tij e palodhshme në sferën akademike, e cila mbetet testament për brezat dhe kujtim i përhershëm për të”.

“Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, Universitetit të Prishtinës dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës”, është shprehur Osmani.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]