fbpx

Osmani ngushëllon familjen Ferati: Vdekja e parakohshme e Triumfit na ka tronditur të gjithëve

nga Revista Kosovarja

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen Ferati për vdekjen e hershme të Triumf Feratit, vëllait të Ilir Feratit – kryetar i Istogut.

“Humbja e parakohshme e Triumf Feratit, djalit të të ndjerit Fadil Ferati, ish-kryetar i komunës së Istogut, si dhe vëlla i kryetarit aktual Ilir Feratit, na ka tronditur të gjithëve”, thuhet në ngushëllimin e Osmanit.

“Ju shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Triumfit, të afërmve dhe shoqërisë! Në këto çaste tmerrësisht të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe shpresoj të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes duke kujtuar momentet e paharrueshme që krijuat bashkë me Triumfin”.

Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/PresidencaRKS/posts/440514381970556?ref=embed_post

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]