fbpx

Osmani pas takimit me Bidenin: Aleancë që qëndron në themelet e shtetit tonë

nga Revista Kosovarja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar sërish një fotografi ku shihet pranë presidentit amerikan, Joe Biden dhe Zonjën e Parë të ShBA-së, Jill Biden.

Ajo përmes një postimi në Facebook, krahas kësaj fotografie u shpreh se kjo është aleancë që qëndron në themelet e shtetit tonë, përcjell Klankosova.tv.

Osmani gjithashtu shprehur falënderimin e saj për Bidenin dhe Zonjën e Parë për siç tha ajo, mikpritjen dhe bashkëbisedimin.

“Aleancë që qëndron në themelet e shtetit tonë. Faleminderit Presidentit Biden dhe Zonjës së Parë Dr. Biden për mikpritjen dhe bashkëbisedimin”, shkroi tutje Osmani.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]