fbpx

Osmani pas tragjedisë në Republikën Domenikane: Jemi me ju në këto momente të vështira

nga Revista Kosovarja

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vdekjes së 15 personave nga shembja e çatisë në një klub nate në Republikën Domenikane.

Osmani tha se Kosova qëndron përkrah popullit domenikan në këtë moment pikëllimi.

“Jemi të thyer nga humbja tragjike e jetëve dhe shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet që janë në zi. I urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë të gjithë të lënduarve”, shkroi Osmani.

Më tej, e para e shtetit u shpreh se në këto momente të vështira, qëndrojnë në solidaritet me të gjithë të prekurit nga tragjedia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]