fbpx

Osmani për vdekjen e Papa Françeskut: Një zë i dhembshurisë, përulësisë dhe drejtësisë

nga Revista Kosovarja

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar për vdekjen e Papa Françeskut.

Osmanu tha se populli i Kosovës i bashkohet miliona njerëzve anembanë botës në zi për vdekjen e Shenjtërisë së Tij.

“Papa Françeskut – një zë i dhembshurisë, përulësisë dhe drejtësisë në kohën tonë”, deklaroi Osmani.

Ajo theksoi se trashëgimia e Papa Françeskut, do të jetojë në jetët e panumërta që ai preku.

“Ne qëndrojmë me të gjithë ata që përcjellin mesazhin e tij të qëndrueshëm të shpresës, paqes dhe dinjitetit njerëzor”, theksoi e para e shtetit të Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]