fbpx

Osmani: S’ka arsye që të takohem me Vuçiqin para se ai të sanksionohet

nga Revista Kosovarja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk ka arsye për takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq para se të vendosen sanksionet.

Ajo ka theksuar se fillimisht duhet që Serbia të sanksionohet për sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë të Zveçanit e më pas mund të zhvillojnë takim.

“Nuk ka arsye të takohemi, para se sanksionet të vendosen për presidentin Vuçiq. Sanksionet fillimisht e më pas mund të flasim për të tjerat”, tha ajo.

Kështu është përgjigjur ajo teksa është pyetur se a do të zhvillojë takim me presidentin serb në Granadë të Spanjës të enjten, në kuadër të një mbledhjeje të zgjeruar të quajtur Komuniteti Politik Evropian.

Rreth 50 liderë evropianë pritet të takohen në Granadë të Spanjës të enjten, në kuadër të një mbledhjeje të zgjeruar të quajtur Komuniteti Politik Evropian, me fokus në përmirësim të bashkëpunimit, pavarësisht përkeqësimit të konflikteve dhe tensioneve në kontinent.Takimi i tretë i tillë organizohet për t’iu dhënë shteteve mundësi për ta zgjeruar dialogun përtej kufijve të bllokut evropian me 27 anëtarë.

Ky organizim mëton të rrisë mundësitë për liderët që të takohen në grupe më të vogla për takime joformale, pa simbolikën dhe protokollet e vizitave shtetërore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]