fbpx

Osmani takohet me deputetin e Bundestagut, flasin për ekonominë e çështjet e sigurisë

nga Revista Kosovarja

Presidentja, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim deputetin e Bundestagut, Volkmar Klein.

Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, me fokus në fuqizimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh, duke përfshirë zhvillimin ekonomik dhe çështjet e sigurisë.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për Klein, duke e falënderuar për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën.

“Në takim u riafirmua rëndësia e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe vullneti i përbashkët për avancimin e prioriteteve të përbashkëta”, thuhet nw komunikatw.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]