fbpx

Osmani takohet me homologun e Estonisë: Mirënjohëse për mbështetjen në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

nga Revista Kosovarja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Estonisë, Alar Karis.

Ata kanë diskutuar për “partneritetin dypalësh dhe sfidat e përbashkëta në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”.

“Me Presidentin e Estonisë, Alar Karis në Konferencën e Sigurisë në Mynih, diskutuam për partneritetin tonë dypalësh dhe për sfidat e përbashkëta në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]