fbpx

Osmani takohet me Kongresmenin republikan: Zë i fuqishëm i mbrojtjes së aleancës Kosovë-ShBA

nga Revista Kosovarja

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Kongresmenin republikan Keith Self, gjatë vizitës që po zhvillon në Teksas.

Osmani ka thënë se Self është një zë i fuqishëm i mbrojtjes së aleancës mes Kosovës e SHBA-ve, si dhe mbështetës i vazhdueshëm i komunitetit shqiptaro-amerikan.

“Gjatë vizitës në Teksas, pata kënaqësinë ta takoj edhe Kongresmenin republikan Keith Self, një zë i fuqishëm i mbrojtjes së aleancës mes Kosovës e SHBA-ve, si dhe mbështetës i vazhdueshëm i komunitetit shqiptaro-amerikan”, ka shkruar Osmani.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]