fbpx

Osmani thërret seancën konstituive të Kuvendit më 15 prill

nga Revista Kosovarja

Presidentja Vjosa Osmani ka thirrur seancën konstituive të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për datën 15 prill.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me autorizimet kushtetuese dhe afatet ligjore, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025”, ka thënë Presidenca.

Vendimi i Osmanit erdhi pas certifikimit të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 27 mars.

Pas konstituimit të Kuvendit, hapi i radhës është votimi i Qeverisë. Sipas ligjeve të vendit, Osmani obligohet të nominojë partinë fituese si mandatare për formimin e Qeverisë së re.

Sot, nëkryetari i partisë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Glauk Konjufca i Vetëvendosjes, u shpreh optimist se kanë votat për formimin e Qeverisë.

“Besoj që i kemi numrat”, tha shkurt Konjufca.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]