fbpx

Osmani: Ura e Ibrit s’i takon dialogut: Vuçiqi s’ka çka pyetet se kur hapen urat në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka reaguar ashpër Bashkimit Europian për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.
Ad

Ajo shprehet kundër BE-së ku sipas tyre kjo pikë duhet të jetë pjesë e dialogut.
”Reagim ndaj deklaratës së sotme të BE-së se çështja e hapjes së urës së Ibrit duhet të jetë temë e dialogut me Serbinë.

Çështja e urës nuk duhet asesi të bëhet temë e dialogut me Serbinë.

Një gjë e tillë do të ishte shkelje e rëndë e sovranitetit, integritetit territorial dhe e kushtetutshmërisë në vendin tonë.

Vuqiçi nuk ka çka pyetet se kur do të hapen urat për qarkullim në Republikën e Kosovës”.”Dialogu i vetëm që duhet të bëhet, është ai brenda Kosovës, në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë (veçanërisht me NATO-n) në mënyrë që të ndërtohet plani i përbashkët i zbatimit për hapjen e urës për çdo qarkullim, që ka parasysh vlerësimet e sigurisë dhe interesat e qytetarëve tanë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]