fbpx

Osmani uron Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet në Shqipëri

nga Revista Kosovarja

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Osmani po ashtu ka përgëzuar edhe Partinë Demokratike dhe partitë e tjera për gazën zgjedhore që u mbajtë gjatë ditës së diel në Shqipëri.

“Urime Partisë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Përgëzoj Partinë Demokratike dhe gjithë partitë e tjera per garën zgjedhore”, thuhet në cicërimën e Osmanit në Tëitter.

Ajo ka uruar që të gjithë përfaqësuesit politik të kontribuojnë për bashkupinimin me Kosovën.

“Uroj që të gjithë përfaqësuesit politik të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me Kosovën”.

Kujtojmë se edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ia ka uruar fitoren kryeministrit, Edi Rama. Në urimin e tij, ai ka thënë se Kosova nuk bën pa Shqipërinë dhe po ashtu Shqipëria nuk bën pa Kosovën.

“Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga KQZ në Republikën e Shqipërisë, Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ka fituar zgjedhjet parlamentare. Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, prandaj e përgëzoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën për rezultatet, dhe uroj që së bashku, si shqiptarë, të shtojmë bashkëveprimin mes nesh në të gjithë sektorët, si dhe t’i afrojmë standardet evropiane sa i përket demokracisë, zhvillimit ekonomik, drejtësisë e mirëqenies”, ka thënë Kurti.

Nga Vetëvendosje në Shqipëri kandiduan si deputetë të pavarur, Boiken Abazi, Kreshnik Merxhani dhe Iliaz Shehu. Asnjë nga këta nuk arriti të bëhet deputet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]