fbpx

Pa Kurtin- Osmani me ambasadorët bën homazhe tek Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s

nga Revista Kosovarja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorë të shteteve aleate sot do të kryejë homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës.

Kështu bëri të ditur Zyra e Presidencës me anë të një komunikate të shkruar për media, shkruan Gazeta Insajderi.

Ky homazh bëhet në kuadër të 25-vjetorit të fillimit të intervenimit të NATO-s në Kosovë.

“Në orën 09:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorë të akredituar të shteteve aleate do të bëj homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës, në 25 vjetorin e fillimit të intervenimit të NATO-s”, thuhet në komunikatë.

Pjesë e këtyre homazheve s’paralajmërohet të jetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]