Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit – ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit – ende nuk ka nisur.
Pavarësisht se seanca ishte paraparë të vazhdojë në këtë orar(15:00), deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje deri më tani nuk janë paraqitur në sallën e Kuvendit.
Në mungesë të tyre, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nga ulësja e tij bëri thirrje që seanca të fillojë vetëm me pjesëmarrjen e opozitës, duke i kërkuar deputetes më të re, Sala Jashari, që ta hapë seancën.
“Po fillojmë na me seancë, deputetja më e re le ta fillojë seancën. Ça me thanë?” u dëgjua duke thënë Haradinaj.