fbpx

Pacolli dekorohet si “Doctor Honoris Causa” nga shkolla e Gjenevës për Diplomaci

nga Revista Kosovarja

Ish-presidenti Behgjet Pacolli ka pranuar sot dekoratën “Doctor Honoris Causa” nga Shkolla e Gjenevës për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Pacolli u nderua me këtë dekoratë, për meritat në krijimin e miqësive mes Kosovës dhe shteteve të tjera të botës.

Patjetër që një nderim i tillë është pritur me plot emocione nga Pacolli, i cili u lumturua dyfish meqë nga i njëjti universitet u dekorua edhe bashkëshortja e tij, Maria Pacolli.

Kjo e fundit mori titullin “Master Honoris Causa”, për ndihmën ndaj grave që ishin viktima të dhunës gjatë luftës në Kosovë.

Ky është njoftimi i plotë i Pacollit:

“Sot, “Geneva School of Diplomacy and International Relations” më dekoroi me titullin “Doctor Honoris Causa” për meritat e jashtëzakonshme në krijimin e miqësive të Kosovës me shtetet e botës dhe kontributin humanitar ndërkombëtar. Njëkohësisht, bashkëshortja ime, Masha Pacolli, nga i njejti universitet u dekorua me titullin “Master Honoris Causa” për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën humanitare, pikërisht per ndihmën grave viktima të dhunës së luftës së fundit në Kosovë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]