fbpx

Pacolli: Dje vizitova Thaçin në Hagë, procesi ndaj tij bie ndesh me normat juridike dhe humane

nga Revista Kosovarja

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se dje e ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë.

Ai është shprehur optimist që procesi gjyqësor ndaj tij të përfundojë sa më shpejt.

Në profilin e tij në “Facebook”, Pacolli ka shkruar se procesi ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve është në kundërshtim me normat juridike dhe humane.

“Dje vizitova Presidentin Hashim Thaçi në Hagë. Shpresojmë që ky proces i pakuptimtë, i cili bie ndesh me normat juridike dhe humane, të marrë fund sa më shpejt”, ka shkruar Pacolli.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]