fbpx

Pacolli: E paqartë kur do të ketë seancë për Presidentin

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Aleancës Kosova e Re dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga lista e LDK-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas dështimit të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “gjithë ditën e 2 prillit pritej të fillojë seanca për zgjedhjen e Presidentit, por kjo seancë nuk filloi”.

“Grupi parlamentar i LDK-së (anëtar i të cilit edhe unë jam) ishte pothuajse unik për zgjidhje konstruktive. Në fund të ditës, në vend të seancës për zgjedhjen e Presidentit, filloj një seancë tjetër (për Reformën Zgjedhore) në të cilën u verifikuan divergjenca te mëdha”, ka shkruar Pacolli.

“Mbetet e paqartë se kur do të ketë një seancë për Presidentin(ten). Shpresojmë të kapërcejmë divergjencat dhe të krijojmë institucionet sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë ai.

Të shtunën ka dështuar propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje që shqyrtimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme të bëhet me procedurë të përshpejtuar në Kuvendin e Kosovës.

Për propozimin kanë votuar 65 deputetë, ndërsa kundër 39. Rrjedhimisht, nuk janë arritur 2/3 e votave të kërkuara.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se ky ligj do të shkojë në procedurë të rregullt.

https://www.facebook.com/behgjeti/posts/287734036048828

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]