fbpx

Pacolli shkruan për takimin me Musk, e quan një nga mendjet më inovative të kohës tonë: Ky është vetëm fillimi

nga Revista Kosovarja

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka njoftuar se është takuar me miliarderin Elon Musk në festën e organizuar në rezidencën e Donald Trump, me rastin e fitores së zgjedhjeve për president të SHBA-së.

Pacolli këtë takim e ka vlerësuar si mundësi për ta vendosur Kosovën në hartën e biznesit botëror dhe teknologjisë së avancuar.

“Ky takim nuk është thjesht një moment i veçantë personal, por një mundësi unike për të vendosur Kosovën në hartën e biznesit botëror dhe teknologjisë së avancuar. Jam i përkushtuar të ndërtoj ura të reja bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe kompanive më të suksesshme në botë. Jemi një vend i vogël, por me ambicie të mëdha. Le ta bëjmë Kosovën një qendër inovative dhe një destinacion tërheqës për investitorët e huaj. Ky është vetëm fillimi!””, ka shkruar Pacolli në “Facebook” ku edhe ka shpërndarë foto me Elon Musk.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]